Google ADS

Shqipëria pritet të dorëzojë pamjet për arratisjen e Gruevskit

12:24 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Autoritetet e Shkupit sot pritet t’i marrin nga autoritetet e Shqipërisë materialet e regjistruara nga kamera të sigurisë lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Prokurori Publik Lubomir Joveski për TV21 tha se deri më tani kanë arritur të mbledhin disa të dhëna, por ende po i presin incizimet nga kamerat e sigurisë të pikë-kalimeve kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Unë pres që kjo pjesë e ndihmës juridike ndërkombëtare, përkatësisht dorëzimi i incizimeve do të bëhet sot ose nesër (24 dhe 25 janar), sepse dy personat tanë zyrtarë gjenden atje që t’i marrin këto materiale”, tha Lubomir Joveski.

Deri më tani për arratinë e Gruevskit janë dëgjuar rreth 20 dëshmitarë, ndërsa pritet që në pyetje të merren dhe 4 të tjerë. Pyetjes nëse ka indicie se ndonjë person zyrtar e ka ndihmuar ose jo Gruevskin gjatë arratisë, Joveski tha se në këtë fazë parahetimore është delikate për të folur për këtë. Derisa nuk mbaron hetimi, Prokuroria nuk do të japë detaje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme