Organizata Freedom House publikoi raportin e përvitshëm për lirinë në botë duke mbërritur në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha përballeshin me problemet e brendshme.
Sipas raportit Freedom House, Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbeten pjesërisht të lira, dhe kanë pësuar një rënie prej një pike dhe dy pikësh respektivisht.
Shqipëria thuhet në raport, ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë.
Për këtë renditje të Shqipërisë Freedom House thotë se ndikuan rënia e lirisë të grumbullimit.
Rasti i parë i theksuar nga Raporti është për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në muajin maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në dhjetor policia vrau një qytetar, Klodian Rashën, që kishte shkelur urdhrin për orën policore.
Këto kontribuan në rënien në kategorinë e lirisë së grumbullimit.
Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik.
Ndërsa Maqedonia e Veriut vlerësohet nga Freedom House si një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë. Freedom House vëren se , Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime./TCH
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...