Ministria e Brendshme raporton se shërbimet kufitare të Shqipërisë kanë marrë informacione që duke filluar nga nesër, 13 mars, nga ora 18:00 deri më 15 mars deri në orën 24:00, do të ketë kufizime të hyrjeve dhe daljeve për të gjithë udhëtarët nga autoritetet kufitare të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të udhëtojë për vendkalimet kufitare Stenje, Shën Naum dhe Bllato.
Ky vendim është marrë për të gjithë personat që udhëtojnë me mjete transportuese që udhëtojnë drejt dhe nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Lezhës, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.
“Gjithashtu kemi qenë të informuar se dalja e qytetarëve shqiptarë drejt RMV-së do të lejohet në varësi të zonës ku ata jetojnë dhe gravitojnë drejt këtyre vendkalimeve kufitare. Shtetasit e huaj do të mund të hyjnë në vendkalimet në fjalë, por nuk do të mund të kalojnë në qytetet e përmendura”, thonë nga MPB.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...