Shqipëria ka nënshkruar këtë të hënë në Sofje një memorandum bashkëpunimi me Bullgarinë e Maqedoninë për Korridorit 8, një ndër projektet kyçe për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kjo nismë ku vendet shprehën gatishmërinë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore në Korridorin 8 sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku do të ketë një impakt të konsiderueshëm ekonomik dhe do të shërbejë si një agjendë e rëndësishme mes ministrive të linjës për tre vendet në të ardhmen.
“Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe porti i ri i Durrësit jemi të sigurtë që ky projekt i madh, ky projekt që përfshin të tre këto vende do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi folur për detaje, kemi dakordësuar sesi sëbashku mund të ndikojmë institucionet europiane financiare për mbështetjen e projekteve tona, sidomos atë të hekurudhave, si një nga mënyrat e transportit më efeciente bazuar dhe në agjendën e investimeve të Bashkimit Europian”, u shpreh Belinda Balluku.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe në Bullgari, ministrat e tre vendeve do të takohen më pas në Maqedoninë e Veriut dhe në Tiranë për hapat e mëtejshëm të këtij projekti infrastrukturor, që synon zbatimin e masave për transport të shpejtë dhe pa pengesa të mallrave në pikat kufitare./TCH/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...