Google ADS

Shqipëria dhe Maqedonia me pikë të përbashkët doganore

14:46 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka pritur në një takim homologun e tij maqedonas Talat Xhaferi.

Pas takimit dypalësh u konfirmua se pika kufitare dhe doganore e Qafë Thanës do të kthehet në një pikë të përbashkët doganore dhe kufitare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve maqedonas dhe atyre shqiptarë.

“Është rikonfirmuar angazhimi për të forcuar marrëdhënien dy palëshe. Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizat Euroatlnatike. Konfirmova se Shqipëria dotë vazhdojë të mbështesë integrimin Euroatlantik të Maqedonisë. Ramë dakort për adresimin e ujrave, rishikimin e ujrave kufitare, lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve si dhe ramë dakort që pika kufitare doganore e Qafë Thanës të jetë pikë e përbashket doganore kufitare. Gjithashtu ramë dakort për rihapjen e linjës së trageteve Vlorë- Shën Naum – Pogradec”, ka deklaruar Ruçi. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme