Google ADS

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

23:50 | 14 Shkurt 2022
KRG

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  u takua sot në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York  me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. / abcnews.a/

Të ngjashme