Siç njoftojnë nga policia, në një kafene në Dibër në qendër të qytetit sot është sulmuar me thikë një pronari i kafenesë.
“Sot rreth orës 10:00, në Departamentin për Punë të Brendshme në Dibër, është denoncuar se B.P (47) nga Dibra, përderisa ka qenë në lokalin e tij, nga një person i gjinisë mashkullore është lënduar me objekt të mprehtë. Policia e Dibrës po punon në zbardhjen e rastit”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Nga spitali i Dibrës njoftojnë se B.P ka pasur lëndime në pjesën e qafës dhe në pjesën e gjoksit.
“Në ora 9:55 pas thirrjes së ndihmës së shpejtë, menjëherë u drejtua në vendngjarje. B.P është dërguar në urgjencë, nga ku është konstatuar se ka plagë të hapur në fyt në pjesën e majtë, plagë shpuese në pjesën e djathtë në gjoks dhe disa plaga më të vogla në pjesën e djathtë të dorës”, deklaroi drejtori i spitalit të Dibrës, Baki Halili.
Ai shton se parametrat vitale të të lënduarit janë në normalitet dhe ka pasur vetëm shtypje të vogël të gjakut. Pas dhënies së ndihmës së parë ai është çuar në spital në Shkup./telegrafi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...