Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Bosanski Brod, vend që ndodhet në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, ende nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe për shkakun e shpërthimit.
Ilija Joviçiç, kryetari i bashkisë, u ka thënë mediave se të gjitha njësitë e zjarrfikësve tanimë gjenden në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, ai ka konfirmuar se kishte një shpërthim dhe se kishte disa punëtorë të lënduar.