Shpërthen zjarr në Klinikën për Radiologji, evakuohen të punësuarit dhe pacientët

15:18 | 28 Maj 2021
A. B.

Të gjithë të punësuarit dhe pacientët në Klinikën për Radiologji në Shkup, janë evakuuar pasi para një ore ka shpërthyer zjarr në hapësirat e klinikës.

Pas shpërthimit të zjarrit kanë intervenuar gjashtë automjete zjarrfikëse.

Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar, ndërsa edhe dëmi që është shkaktuar është i vogël.

Nga Brigada Zjarrfikëse për “A1on” thonë se akoma nuk i dijnë arsyet e shpërthimit të zjarrit, i cili ka shpërthyer në pjesën ku janë ruajtur kimikalet.

Ata thonë se zjarri është vënë nën kontroll dhe dëmi nuk është i madh./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme