Google ADS

Shpërthen zjarr i madh në Shkup

15:09 | 14 Prill 2022
S D

Sot ka shpërthyer një zjarr i madh në lagjen Karposh në afërsi të fabrikës së vjetër “Treska”.

Sipas fotografive të publikuar nga qytetarët shihet tym i madh, por nuk ka detaje për shkaqet e zjarrit.

Raportohet se tregtarët në afërsi të fabrikës i kanë nxjerrë produktet e tyre jashtë shitoreve.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se ekipet përgjegjës punojnë për shuarjen e zjarrit.

“Ekipet janë këtu për të shuar zjarrin dhe jemi duke tentuar që të parandalojmë shpërndarjen e zjarrit në drejtim të ndërtesave dhe shtëpive. Apeloj që qytetarët të ruajnë qetësinë”, tha Arsovska./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme