Një person është lënduar nga eksplozivi që shpërtheu mbrëmë në një banesë në Daljan të Ohrit.
Eksplozivi ka ndodhur rreth orës 23:00, në katin e parë të një banese te rruga ‘Sateska’, e cila ka ardhur deri në shpërthimin e fuqishëm ku ka shkaktuar dëme materiale të objektit dhe veturës që ka qenë e parkuar në afërsi, si dhe shqetësim te banorët e banesës kolektive. Pas shpërthimit, në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i Njësitit territorial kundërzjarrit e cila e ka shuar zjarrin. Po ashtu në vendngjarje ka arritur edhe policia për inspektim, e cila ka vlerësuar se bëhet fjalë për eksploziv të bombolës së prishur të gazi. Përndryshe, i lënduari është transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. /arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK