Një punëtor në një gomisteri ka humbur jetën pasi ka shpërthyer goma e kamionit që po riparonte. Viktimë sipas burimeve paraprake ka mbetur shtetasi S.M., 53 vjeç, i cili nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Spitenit, përgjatë superstradës Lezhë – Milot. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Deklarata e PolicisëRreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...