Ministria e Punëve të Brendshme sot shpalli konkurs publik ku do të punësohen 600 persona.
“Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me nevojat e saj organizative dhe në përputhje me rregullat nga Ligji për punë të brendshme dhe Ligji për polici si dhe aktet nënligjore, sot shpalli konkurs për punësimin e 600 policëve”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Prej 600 policëve, është paraparë 100 të punësohen në SPB Shkup, 50 në SPB Strumicë, 50 në SPB Ohër, 50 në SPB Manastir, 30 në SPB Tetovë, 30 në SPB Veles, 30 në SPB Shtip dhe 50 në SPB Kumanovë.
Po ashtu janë paraparë edhe 50 punësime në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, 30 në jug dhe perëndim, 20 në lindje, 30 në Departamentin për mbrojtjen e personaliteteve të caktuara dhe objekteve, 30 në Njësinë për veprim të shpejtë dhe 20 në Njësinë për detyra të posaçme.
Sipas njoftimit, pas procedurës së përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur do të kenë marrëveshje një vjeçare që do të zbatohet në Qendrën për trajnim në MPB.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...