Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat mesme për vitin arsimor 2021/2022. Sipas këtij konkursi 30.053 vende janë të lira në 913 paralele dhe në 109 shkolla të mesme.
Nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira, 19.602 janë në arsim profesional në 604 paralele, 9.261 janë gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në shkollat për art, akademi sportive, gjimnaz i sportit dhe gjimnaz matematikor-informatik.
Sipas afateve të Konkursit, regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 14 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:00, më 15 qershor dhe më 16 qershor.
Listat e regjistrimeve dhe vendet e lira do të publikohen më 17 qershor, ndërsa listat përfundimtare do të publikohen më 21 qershor. Paraqitja e dytë e nxënësve do të ndodhë më 23, 24 dhe 25 qershor, ndërsa paraqitja e tretë më 30 qeshor 2021.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska ju bëri thirrje nxënësve që të zgjedhin arsimin profesional për shkak se ky arsim është e tashmja dhe e ardhmja.
Carovska po ashtu sqaroi se 1.500 nxënës që do të regjistrohen në paralele për arsim profesional dhe do të bëjnë praktikë në kompani, do të marrin 3.500 denarë në muaj gjatë vitit mësimor./Telegrafi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...