Autoritetet serbe shpallën sot gjendjen e jashtëzakonshme nga rreziku i përmbytjeve në disa zona në jug të vendit për shkak të shkrirjes së dëborës nga rritja e temperaturave, që ka sjellë sasi të mëdha uji duke fryrë lumenjtë dhe duke provokuar daljen e tyre nga shtrati.
”Rreziku i përmbytjeve është shumë i madh në zonat e Prokupljes, Zitoradjas dhe Doljevacit, në Serbinë Jugore, jo larg kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën”, thuhet në komunikatën e rastit të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, përcjell Atsh.
Autoritetet u nxitën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për shkak të parashikimeve të motit që, sipas sinoptikanëve, do të sjellë ende shkrirjen e sasive të mëdha të dëborës si edhe vazhdimin e fryrjes së lumenjve.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara