Google ADS

Shkupjani 45-vjeçar gjendet i vdekur në Cërni Vërv

18:49 | 2 Janar 2021
Arbresh.info

Një shkupjan i moshës 45 vjeçare është gjetur i vdekur në Cërni Vërv.

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se i vdekuri U.F. është gjetur dje në orën 16.15 minuta nga ana e nëpunësve të policisë, ndërsa zhdukjen e tij një ditë më parë e kishte paraqitur bashkëshortja e tij.
Në afërsi është gjetur edhe makina e tij “Lada Niva” me targa të Shkupit.

Ekspertët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

 

Të ngjashme