Shkupi sërish thyen rekord me raste të reja me coronavirus

20:31 | 28 Tetor 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 870 rastet e reja, gati se gjysma e tyre janë në territorin e Shkupit.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shkup ka pasur 12.363 të infektuar, ndërsa momentalisht ka 3.973 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aerodromi mbetet komuna me më së shumti raste aktive, përkatësisht 710 raste aktive, më pas vinë Karposhi 580, Komuna Qendër 535, Gazi Baba 492, Kisella Voda 467, Gjorçe Petrov 324, Butell 186, Çair 180.

Komunat e Shkupit me më pak raste aktive apo me numër dyshifror janë Ilindeni 66, Sopishte 35, Shuto Orizare 35, Saraj 29, Petrovec 24, Çuçer Sandeva 20, Studeniçani 14, Zelenikova 10 dhe Haraçina 8.

Ndryshe, që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 28.697 pacientë, ku prej tyre 19.771 janë shëruar dhe 963 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.963 raste aktive me COVID-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme