Shkupi sot është qyteti i dytë më i ndotur në botë, në listën e air visual. Para tij është vetëm Daka në Bangladesh.
Të dhënat nga stacionet matëse të cilësisë së ajrit të Ministrisë së Mjedisit, tregojnë se Shkupi dhe Kavadari mëngjesin e sotëm janë qytetet më të ndotura në Maqedoni.
Këto dy qytete kanë ngjyrë vjollce, gjë që tregon ajër shumë të ndotur.
Ajri në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë poashtu është shumë i ndotur. Strumicë, Gjevgjeli, Koçani dhe Velesi ajri është mesatarisht i ndotur.
Ndryshe, Strumica dhe Tetova për dy ditë me radhë kishin ajër jashtëzakonisht të ndotur./Telegrafi/
Lideri suprem i Iranit thotë se Hamasi do të mbijetojë, pava...
“Tronditet” Serbia: “Hakohet” një billbord në Valevë – shqip...
Një ditë para Maratonës, Veliaj: Tirana të jetë një kartolin...
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhën...
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili p...
Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë ...