Gjykata Penale – Shkup, në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, masat dhe protokollet e autoriteteve shëndetësore në vend për parandalimin e COVID-19, si dhe Vendimit për veprim të gjykatave në kushte të rrezikut të rritur në kohë të pandemisë, sot e publikoi Protokollin për zbatimin e masave për mbrojtje nga COVID-19.
Protokolli u përpunua nga Shoqata e gjykatësve të RMV dhe ka të bëjë me të gjithë të punësuarit (gjykatës, punonjës në gjykatë dhe administratë), si dhe të gjitha palëve (të akuzuar, avokatë, prokurorë dhe përfaqësues tjerë të organeve shtetërore), të cilët hyjnë në gjykatë.
“Protokolli ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve në gjykatë, por para së gjithash mbrojtjen e shëndetit të gjithë qytetarëve, të cilët kanë nevojë për realizim të së drejtës para gjykatës. Njëheri, protokolli në kuadër të të gjitha masave tjera, që i ka ndërmarrë Gjykata penale nga shpallja e pandemisë e deri sot, siguron funksionalitet të gjykatë dhe respektim dinjitoz të të drejtave të garantuara kushtetuese dhe obligimeve të qytetarëve”, thonë nga Gjykata Penale.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...