Institucionet e Maqedonisë së Veriut besojnë se udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian do të angazhohen për realizimin e synimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE-së.
Kryeministri Zoran Zaev tha se Shkupi është optimist, se edhe me drejtues të rinj të BE-së, nuk do ta humb perspektivën dhe gjasat për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.
“Besoj se të gjitha këto emërime mund të jenë në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjitha vendet kandidate, sa i përket perspektivës së ardhshme të BE-së”, ka theksuar Zaev.
“Ne kemi kryer detyrat tona dhe presim që kjo të shpërblehet. Maqedonia e Veriut në tetor pret të merr datën e nisjes së bisedimeve”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Edhe opozita nuk pret ndonjë ndryshim të kursit të BE-së me drejtuesit e saj të rinj.
“Udhëheqësit e rinj në krye të institucioneve evropiane kanë kompetenca për çështjet evropiane. Ata janë njerëz që me vite janë aktiv në politikën evropiane”, ka deklaruar Vllatko Gjorçev nga VMRO DPMNE-ja.
Zëvendëskryeministri për çështje evropian dhe zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani gjithashtu tha se pret zhvillime pozitive nga drejtuesit e rinj të BE-së.
Këshilli e Bashkimit Evropian në takimin e qershorit, nuk ka ofruar datë për nisje të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përmendur si arsyetim procesin e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe siç është thënë publikimin e vonshëm të Raportit të Progresit./rel
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...