Maqedonia Veriore nuk pret që Qeveria e re Greke ta shfrytëzojë BE-në që të veprojë në disa ndryshime të caktuara në Marrëveshjen e Prespës. Autoritetet në Shkup vlerësojnë se bëhet fjalë për marrëveshje ndërshtetërore me garanci ndërkombëtar që duhet të respektohet.
Presidenti Stevo Pendarovski pas ndryshimit të pushtetit në Greqi, nuk pret kthesë nga ana greke sa i përket Marrëveshjes së Prespës, por pret, siç thotë, qëndrim pak më rigid në lidhje me zbatimin e marrëveshjes, veçanërisht në pjesën e markaver tregtare të produkteve nga pjesa veriore e Greqisë dhe nga Maqedonia e Veriut.
“Nuk pres kthesë. Pres qëndrim pak më rigid në lidhje me zbatimin e marrëveshjes. Domethënë të sqaroj ose të përkthej- nuk presim obstruksione nga Qeveria e re greke, tani në tetor, kur duhet të sillet vendim përfundimtar për hapjen e negociatave, për datën e negociatave. Megjithatë kuptohet se pres për shkak të qëndrimit të tyre të njohur politik prej më parë, se në muajt dhe vitet e ardhshme, në kuadër të negociatave për kapitujt e ndryshëm, do të kërkojnë zbatim të përpiktë të disa dispozitave nga Marrëveshja e Prespës, veçanërisht në pjesën e markave tregtare. Kemi komision të veçantë të formuar i cili duhet të shënojë të gjitha produktet të cilat dalin nga pjesa veriore e Greqisë dhe nga Maqedonia e Veriut dhe ndoshta në atë pjesë do të kërkojnë zbatim më rigid të marrëveshjes, e cila është e qartë dhe në këtë segment”, thotë presidenti Pendarovski në intervistën për Televizionin N1, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, të mbajtur në Sarajevë.
Në lidhje me procesin e anëtarësimit të vendit në BE, ai thotë se është i vetëdijshëm se Bashkimi Evropian merret me vetveten, por se ai duhet të dijë se ne në Ballkan jemi 30 vite në tranzicion dhe duhet të shohim dritën në fund të tunelit.
Ai në intervistë porosit edhe se pret që Maqedonia e Veriut në vjeshtë t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
“Në mënyrë objektive të gjithë ne në Maqedoninë e Veriut jemi pak të dëshpëruar nga folja e dyfishtë nga ana e Bashkimit Evropian si tërësi. Vitin e kaluar në Sofje në Samit, ne kemi formulim të qartë, të kristaltë se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat, gjegjësisht se do të marrin datën për negociata në qershor të vitit 2019. Kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi të bindur se nga krerët më të lartë gjermanë se kjo është vetëm shtyrje teknike e procesit dhe ne këtë e pranojmë. Do të presim vendimin e shtatorit të Bundestagut gjerman dhe të tetorit të gjithë Bashkimit Evropian. Megjithatë, e parashtrojmë pyetjen – çka nëse në ndërkohë ndonjë Parlament tjetër njëjtë, nga shkaqet teknike, e shtyn procesin, sepse atje keni vendosje në parim të konsensusit. Një shtet mjafton të thotë jo dhe ne kemi shtyrje të sërishme”, thotë presidenti Pendarovski.
Ai vlerëson se kjo çështje është shumë e rëndësishme për ne. Ne, shton, vazhdimisht flasim për hapa historikë, jetojmë në kohë historike dhe normalisht si ballkanas të vjetër të mirë ose më pak të mirë e teprojmë në atë punë.
Vendimi për fillimin e negociatave me BE-në në vjeshtë pa shtyrje dhe bllokime pret edhe zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani. Çdo opsion tjetër sipas tij do të krijojë frustacione në procesin eurointegrues dhe do të pengojë dinamikën e procesit.
Lidhur me mundësinë që Greqia ta shfrytëzojë BE-në për të bërë ndryshime në Marrëveshjen e Prespës, Osmani thotë se marrëveshja e Prespës është garanci ndërshtetërore dhe ndërkombëtare dhe pastaj vlejnë parime të tjera të respektimit dhe aplikimit nga çdo qeveri që do të vijë në këto vende.
Kryenegociatori teknik Bojan Mariçiq njoftoi opinionin në detaje me aktet që rregullojnë Strukturën negociuese dhe vuri në dukje ndërlikueshmërinë e procesit, si dhe transparencën e Qeverisë për përfshirjen e gjithë shoqërisë:
“Procesi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është një proces i ndërlikuar i transformimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Qeveria nuk ka dilemë që shtylla kryesore e procesit të pranimit në BE është administrata publike dhe institucionet. Por, ky proces është gjithëpërfshirës dhe do të përfshijë të gjitha palët e interesuara të cilat mund të kontribuojnë me ekspertizën, njohurinë dhe përvojën e tyre”, tha Mariçiq, transmeton koha.mk
MPJ greke, sipas udhëzimeve të kryeministrit Micotakis, si një prej prioriteteve e ka vendosur “kufizimin e pasojave negative të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Më shumë hollësi për këtë prioritet urgjent nuk u kumtuan pas seancës së parë të Qeverisë së re greke.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...