Shkupi vazhdon të jetë vatra më e madhe me të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm sot kishte 95 persona të infektuar nga 185 të infektuarit e sotëm.
Shkupi momentalisht ka 1.653 raste aktive me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të fundit, shtatë komuna të Shkupit tashmë kanë numra treshifror të rasteve aktive. Në krye të listës është Çairi me 363 raste aktive, Aerodromi me 129, Butelli 133, Gazi Baba 148, Komuna Qendër 126, Karposhi 115 dhe Saraji me 125 raste aktive.
Më pas vjen Kisella Voda me 86 raste, Gjorçe Petrovi 69, Studeniçani 78, Shuto Orizare 65, Haraçina 52, Ilindeni 25, Petroveci 12, Çuçer Sandeva 9, dhe Sopishte 12.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...