Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 7 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 127 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Gjatë 24 orëve të fundit në Institutin për TBC nuk ka pasur pranim të pacientëve, në spitalin “8 shtatori” ka pasur 1 pacient të pranuar dhe 6 janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 11 pacientë, ndërsa në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 48 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 60 pacientë.
Gjithsej 127 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.
Numri i hospitalizimeve gjatë ditëve të fundit ka ra dukshëm dhe deri në ora 8:00 ka pasur 80 vende të lira.
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...