Shkupi dhe Sofja betonizojnë qëndrimet e tyre rreth kontestit që po mban të bllokuar rrugëtimin e vendit drejt Brukselit. As takimi i realizuar në Bërdo të Sllovenisë mes kryeministrit Zaev e presidentit bullgar Radev në prani edhe të kancelares gjermane Merkel e presidentit Francez Markon, nuk ndihmoi që liderët të japin sinjale pozitive për zgjidhjen e ngërçit. Radev tha se përderisa Shkupi nuk e pranon të vërtetat historike në raport me Bullgarinë, ashtu siç bëri me Greqinë, Sofja nuk do të lëvizë nga qëndrimi i fundit.
“Presim çrrënjosje të gjuhës së urrejtjes, deluzionin dhe interpretimin e Bullgarisë në librat shkollorë, monumente, muze dhe politikën publike. Atëherë njerëzit tanë do të jenë gati të thonë “ Po”. Duam dokumente detyruese të qarta ligjërisht. Bullgarët maqedonas të figurojnë në Regjistrim e popullsisë. Ashtu siç është pranuar e vërteta historike në raportet me Greqinë, duam të pranohet edhe e vërteta historike në raportet me Bullgarinë. Ndërprerja e maqedonizimit dhe urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe sjellja e vendimeve të qarta.”- deklaroi Rumen Radev – president i Bullgarisë.
Nga qëndrimet e tij nuk lëviz as kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të diskutojë për tejkalimin e çështjeve të hapura, mirëpo duke shtuar se identiteti maqedonas nuk është temë diskutimi.
“Porositë e kancelares Merkel dhe Presidentit Makron janë të qarta për zgjidhje duhet të shihet përpara drejt të ardhmes dhe jo në të shkuarën. Por për fat të keq, nuk besoj se presidenti Radev e ka kuptuar atë mesazh. Ne themi “ Po” mundemi dhe duhet që të dyja palët, menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut që të ndërmarrim vendime dhe hapa për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Por dihet edhe qëndrimi ynë që identiteti maqedonas nuk mund të jetë temë për diskutim.”- pohoi Zoran Zaev- kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen theksoi se dialogu mes Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të rikthehet në rrugën e duhur. Ajo tha se edhe më skeptiket kanë dhënë mesazhe të qarta për hedhjen e hapave përpara drejt zgjerimit të BE-së.
“Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun”- tha Ursula Fon der Jayen- Presidente e Komisionit Evropian.
Komisionari i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi ka thënë se duhet të hapen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe vendimet që na çojnë te kjo, çka nënkupton hapjen e parë të konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e kapitujve me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet vend kandidat dhe heqjen e vizave për kosovarët.”- tha Oliver Varhelji- Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë,
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se samiti në Bërdo është një mundësi për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të pikëpamjeve “për të parë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm.
Kryeministri slloven Jansha, vendi i të cilit kryeson me BE-në tha se edhe pse donin të kishin një afat për zgjerimin nuk arritën të kishin një datë. Ai tha se fillimisht duhet të mbyllen çështjet e hapura mes vendeve./Alsat M/.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...