Kryetarët e Bashkive të Shkupit dhe të Sarajevës, Petre Shilegov dhe Abdullah Skaka, sot nënshkruan “marrëveshje për vëllazërim”.
Shilegov pas nënshkrimit tha se kjo marrëveshje paraqet kurorëzim të një procesi i cili zhvillohej gjatë një viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shprehu falënderim edhe për ambasadoren e BeH-së në Maqedoni, Lepa Babiq e cila ka investuar shumë në këtë proces.
“Mund të realizojmë bashkëpunim serioz pasi që edhe Shkupi edhe Sarajeva kanë probleme të njëjta apo të ngjashme si ndotja, urbanizmi, infrastruktura,… Tashmë e kemi iniciuar një marrëveshje për këmbimin e përvojave midis ndërmarrjeve publike për transport të Shkupit dhe të Sarajevës në pjesën e eksploatimit të teleferikëve, këmbimit të përvojave në komunikacion”, potencoi Shilegov.
Kryebashkiaku Skaka i dëshiroi punë të suksesshme Shilegovit dhe theksoi se ky është fillim i ri për bashkëpunim midis Sarajevës dhe Shkupit.
Ai potencoi se Shkupi është qyteti i parë i ish – Jugosllavisë me të cilin vëllazërohen dhe shtoi se edhe Shkupi edhe Sarajeva e kultivojnë multietnicitetin. Në nënshkrimin e Marrëveshjes mori pjesë një delegacion nga Sarajeva dhe këshilltarë të të dyja qyteteve.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?