Të premten prej orës 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahen protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për të dënuar me burg Abdylfetah Alimin, i cili ka qenë i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Këshilli organizativ i protestave ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protesta, të cilat do të fillojnë tek sheshi “Skënderbeu” do të përfundojnë para Gjykatës Penale, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të nderuar vëllezër dhe motra, ju ftojmë të na bashkëngjitni në protestën gjithë popullore që do të mbahet ditën e premte në ora 14:00 në Shkup. Vendtakimi do të jetë te Sheshi Skënderbeu dhe do të marshojmë deri te Gjykata. Ta ngrisim zërin e arsyes për të gjitha rastet e montuara politike, të kërkojmë drejtësi dhe liri për të gjithë të pafajshmit të dënuar nga gjykatat politike, siç ishte rasti i fundit me vëllain tonë Abdulfeta Alimi”, thonë nga Këshilli organizativ.
Ndryshe, Abdylfeta Alimi u dënua me shtatë vite burg për ngjarjet e 27 prillit, me arsyetimin nga gjykata se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar protestuesit.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin