Të gjithë 22 të akuzuarit në rastin “Syri i Gjarprit 2” janë liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ndërsa për një pjesë të tyre të cilët ishin të akuzuar për “shoqatë kriminale” është sjell gjykimi negativ për shkak të vjetërsimit.
Aktvendimin e solli sot Gjykata Themelore Penale Shkup pas fjalëve përmbyllëse nga prokurori publik dhe fjalët përmbyllëse të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre.
“Me aktvendim të shkallës së parë të gjithë 22 të akuzuarit, nga të cilët për dy persona është zhvilluar procedurë e ndarë, lirohen nga akuza për veprën penale nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 3 nga KP gjegjësisht Keqpërdorim të pozitës zyrtare ndërsa për veprën penale nga neni 394 paragrafi 1 nga KP për një pjesë të të akuzuarve dhe 394 paragrafi 2 nga KP për të akuzuarit tjerë gjegjësisht Shoqatë kriminale, gjykata solli aktvendimin negativ për shkak të vjetërsimit të shkaktuar absolut”, informon Gjykata themelore Shkup.
Kundër aktvendimit, palët kanë të drejtë të ankesës para Gjykatës së Apelit në Shkup.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...