Google ADS

Shkup, sulmohet fizikisht një person në restorant

23:23 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Një burrë është rrahur në një restorant të Shkupit nga katër persona pas një zënke verbale.

Siç njoftojnë nga policia, personi V.S (49) nga Shkupi si klient në një restorant pas një zënke verbale me kamerierin Z.S (35) është sulmuar fizikisht nga ai, si dhe nga tre persona të tjerë jashtë restorantit.

Incidenti ka ndodhur dje në ora 17:15 në një restorant në rrugën “Maqedonia”.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme