Sot organizohet marsh protestues për tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi i cili akuzohej në rastin “Alfa”.
Protesta do të fillojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup dhe pritet të përfundojë para zyrës së Bashkimit Evropian.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju njoftojmë se me datë 04.02.2022, të premten në ora 13:30 do të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” ku do ta fillojmë marshin në nder të Rexhail Qerimit dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen e dyshimtë”, shkroi ditë më herët vëllai i të ndjerit, Jetulla Qerimi.
Ai fton të gjithë shqiptarët që t’i bashkëngjiten protestës për të kërkuar hetime ndërkombëtare edhe për të gjitha rastet tjera të montuara politike./telegrafi/
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...