Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në fjalimin drejtuar opinionit bëri të ditur se nuk do të shpallë sërish gjendje të jashtëzakonshme.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski thekson, se deri tani të gjitha gjendjet e jashtëzakonshme i ka shpallur me kërkesë të qeverisë, mirëpo këtë radhë nuk do ta bëjë as vet e as nëse propozon qeveria sepse siç shprehet, nuk ka më nevojë. “Më 30 maj solla vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila skadon nesër. Të gjitha gjendjet e mëparshme të jashtëzakonshme i kam shpallur me kërkesë të qeverisë, dhe me sugjerim të Këshillit për Sigurinë. Presidenti mundet edhe pa kërkesë të qeverisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, por nuk do ta bëj këtë. Për momentin nuk ka nevojë të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.
“Vendit i nevojiten zgjedhje”
Sipas tijë vendit i nevojiten zgjedhje me qëllim që të kemi edhe parlament funksional. Ai është në komunikim me të gjithë liderët e partive politike dhe partnerët ndërkombëtarë strategjik për të arritur konsensus reth datës së së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për fat të keq deri tani, pushteti dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë datë të përbashkët për zgjedhje, thotë presidenti Pendarovski.
“Nëse nuk dakordohemi për datë të përbashkët për zgjedhje inkluzive, kjo do të shkaktojë një krizë të thellë politike. Dua të bëj thirrje publike deri tek liderët e partive politike, të ulemi që sot së bashku dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk dakordohemi, do ta hapim derën për një krizë tjetër edhe më të thellë, me të cilën do të groposim të gjitha përpjekjet për të dalë nga kjo krizë”, shprehet Pendarovski.
Presidenti Pendarovski deri më tani ka shpallur katër herë gjendje të jashtëzakonshme, dy me nga 30 ditë dhe dy me nga 14 ditë. Gjendja e fundit e jashtëzakonshme ishte shpallur më 20 maj dhe skadon të shtunën më 13 qershor.
Zaev: Maqedonisë së Verit i duhen istitucione funksionale
Nuk ka asnjë arsye që qeveria të kërkojë gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka as bazë për ta arguemtnuar një kërkesë të tillë. Për këtë arsye afatet për zgjedhje mbeten ashtu siç janë parashikuar me ligj dhe kushtetutë, e ajo është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, shprehet kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
“Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje më 8 korrik apo në përgjithësi marrëveshje për zgjedhje, sipas Kushtetutës dhe ligjit zgjedhjet do të duhet të mbahen më 5 korrik”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Dy partitë më të mëdha politike LSDM dhe VMRO-DPMNE para ndërprerjes së komunikimit kanë biseduar që zgjedhjet parlamentare të mbahen të mërkurën më 8 korrik, ndërsa të hënën dhe të martën paraprakisht të votojnë të sëmurët, të cilët do të paraqiten për votim. Sipas Zaevit për këtë duhet të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor, i cili kërkon një konsensus të gjerë.
VMRO-DPMNE: Pa konsensus zgjedhjet vihen në dyshim
VMRO DPMNE opozitare ka dyshim për shpalljen e datës së zgjedhjeve pa marrëveshje mes partive politike.
“VMRO DPMNE ka pozicion të qartë, të mbrohet shëndeti i qytetarëve. Qëndrimi ynë vlen për të gjitha çështjet. Ftoj liderin e pozitës të tregojë se a heq dorë nga konsensusi”, deklaroi Ivanka Vasilevska nga VMRO DPMNE.
Sela: Të merret parasysh siguria shëndetësore e qytetarit
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela që është në koalicion me partinë Alternativa thotë, se partia e tij vazhdon të jetë e mendimit se periudha më e përshtashme për zgjedhjet parlamentare është fundi i korrikut apo fillimi i gushtit.
“Më e mira do të ishte që zgjedhjet të mbahen atëherë kur qytetarëve nuk u kanoset ndonjë rrezik nga ndonjë virus apo ndonjë pandemi. Negociata mes partive vazhdojnë dhe bisedimet rrotullohen rreth datave 12 dhe 15 korrik edhe pse fatkeqësisht ato mund të shpallen njëanshëm me 5 korrik”, deklaron Sela.
Eksperti prof. Mersim Maksuti vlerëson, se partitë nuk duhet të bëjnë kalkulime, sepse vendit sa më parë i duhen zgjedhje, sepse momentalisht nuk kemi institucione funksionuese.
“Pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i kuvendit shpall ditën e zgjedhjeve dhe procedurat duhet të vazhdojnë aty ku kanë mbetur. Nuk kemi rrugë tjetër dhe kalkulime politike në këtë moment përpos që vendi të shkoj sa më shpejtë në zgjedhje, sepse ne nuk kemi institucione funksionuese e as kuvend dhe as qeveri”, tërheq vëmendjen prof. Maksuti./DW
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi