Punëtori informative për të rinjtë të cilët dëshirojnë të mësojnë për artin e përcjelljes së mesazhit përmes vizatimeve, do të mbahet sot në Shkup nën organizimin e “Osten Art”.
Kjo punëtori është në kuadër të projektit “Dozë satire për demokraci të shëndetshme”, i cili është i dedikuar për gjithë të rinjtë prej moshës 14 deri 20, të cilët duan të mësojnë më shumë për karikaturën si medium vizual.
Siç është paralajmëruar, punëtoria do të mbahet në Katin amerikan në Shkup dhe do ta udhëheqin karikaturisti Dragan Popovski dhe edukatorja Lulika Shundovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...