Qindra qytetarët sot pasdite dolën në protestë para Kuvendit, kundër ajrit të ndotur. Nga nisma qytetare “Shoqëria kancerogjene”, që janë edhe organizatorë të protestës, porositën se Qeveria duhet të ndërmarr jo vetëm masa afatshkurta, por edhe masa afatgjate kundër ndotjes së ajrit.
Me parulla të ndryshme qytetarët e shprehën revoltën e tyre ndaj ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pjesëmarrësit e protestës alarmuan për praninë e lartë të grimcave PM10 kohëve të fundit, që bënë Shkupi të renditen si qyteti më i ndotur në botë. Ata paralajmëruan se nëse nuk ndërmerret asgjë kjo shifër do të rritet.
Të brengosur se nga ajri i ndotur palët më të prekura janë fëmijët dhe si pasojë e kësaj klinikat e fëmijëve janë të mbushura. Ata kërkuan të diktohen ndotësit më të mëdhenj në Shkup dhe në vend të masave joproduktive si rritja e çmimit të parkingut të merren hapa më serioz. Ata veçanërisht potencuan se 1.5 milion euro për luftimin e ajrit të ndotur janë pak duke theksuar se vetëm shpenzimet rrugore të deputetëve janë më të larta se kjo shumë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...