Shkup, përmendoret do të mbikëqyren nga inspektorët

16:44 | 16 Gusht 2019
Arbresh Info

Bashkia e Shkupit që është kompetente për vendosjen dhe mirëmbajtjen e shënimeve të reja në përmendore në pjesën qendrore të Shkupit, mbikëqyrjen do ta përforcojë në mënyrë që të parandalohet demolimi i shënimeve.

Për demolimin e një pjesë të shënimeve në përmendore, autoritetet e Bashkisë së Shkupit thonë se nuk kanë njohuri kush e ka bërë dhe se nuk mund të shqiptojnë dënime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përmendoret janë dëmtuar nga kryes ende të panjohur dhe për këto arsye nuk mund të shqiptohen dënime”, thonë autoritet e Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se për shkak të dëmtimit në periudhën e ardhshme do të përforcojnë mbikëqyrjen ndaj përmendoreve dhe se do të ketë mbikëqyrje të përforcuar nga inspektorët.

Bashkia e Shkupit njoftoi se do të ndreqin pjesët e dëmtuara duke ju bërë apel qytetarëve të mos dëmtojnë përmendoret.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme