Rrugët “Dimitrije Çupovski” dhe “Dame Gruev”, si dhe pjesë e bulevardeve “VMRO” dhe ”Ilinden” në qendër të Shkupit, nesër do të kenë regjim të ndryshuar të komunikacionit, për shkak të “Paradës së krenarisë” nga ora 12:00 – 17:00, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Rruga e planifikuar e lëvizjes së pjesëmarrësve nga parku “Gruaja luftëtare”, e cila fillon në orën 12:00 është në rrugën “Dimitrije Çupovski”, duke u kthyer në rrugën “Dame Gruev” dhe bulevardin “VMRO” drejtë Qeverisë të RMV-së, pastaj në bulevardin “Ilinden” për tek fontana në Parkun e Qytetit dhe përfundon tek “Guacka” në Parkun e Qytetit në orën 17:00”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
MPB-ja informon se Njësia e sigurisë së komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa të posaçme për komunikacion të sigurt dhe të pandërprerë, të cilat do të ridrejtohen në rrugët përreth.
MPB-ja u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nënpunësit e policisë dhe të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që trafiku të jetë i sigurt dhe i pandërprerë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin