Shpërndarësit dhe prodhuesit e sistemit të ngrohjes janë gati për fillimin zyrtar të sezonit të ngrohjes. Edhe pse për shkak të rënies së temperaturave, banorët e Shkupit kishin radiatorë të ngrohtë për dy ditë, duke pasur parasysh parashikimin e motit për ditët në vijim, sezoni i ngrohjes do të fillojë zyrtarisht në 15 tetor.
“Të gjithë faktorët në këtë sistem të ngrohjes, janë gati për fillimin e sezonit të ri të ngrohjes. Duke pasur parasysh faktin se TVSH-ja, për furnizimet me energji të ngrohjes është ulur nga 18 përqind në 5 përqind, dhe unë mendoj se atë sinjal tashmë po e pranojnë konsumatorët dhe ne tashmë kemi një numër në rritje të tyre të lidhur rishtas”, deklaroi Marko Bislimovski – Kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Nga Ndërmarrja e ngrohjes Ballkan Energy apeluan që të gjithë konsumatorët, t’i kontrollojnë instalimet në mënyrë që të kryejnë riparimet në kohë. Këtë vit është rritur numri i konsumatorëve të rinj, ndërsa deri në fund të vitit pritet që të tejkalohet numri 1 mijë.
“Nga viti 2013, që kur “Ballkan Energy Group” operon me sistemin për ngrohje qendrore, deri sot në sistem janë kyçur 11.600 konsumatorë, respektivisht rreth 2000 mijë konsumatorë në vit. 2418 në vitin 2018 2350 në vitin 2017 2104 në vitin 2016 Këtë vit, deri më tani në sistemin për ngrohje qendrore janë kyçur 500 konsumatorë, ndërsa pritet që deri në fund të vitit kjo shifër të kalojë 1000 të tillë”
Nga Rregullatori, por edhe nga kompanitë që furnizojnë energji termike dolën me apel për qytetarë, si dhe për investitorët e ndërtesave të reja, të lidhen me sistemin e energjisë termike. Sipas tyre, ai është më efikas dhe më ekonomik. Analiza e fundit e Komisionit Rregullator është se në varësi të ndërtimeve, mesatarisht për 60 m2 hapësirë banesore, çmimi mujor për ngrohjen qendrore do të kushtonte nga 1.300 deri në 1.500 denarë./Alsat/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...