Për shkak të mbajtjes së auto garës qarkore para Radiotelevizionit të Maqedonisë, këtë fundjavë më 26 dhe 27 tetor, nga ora 7 deri në orën 17, stacionet e autobusëve në këtë zonë do të jenë jashtë përdorimit.
Siç informoi, Ndërmarrja publike qarkulluese – Shkup, linjat e autobusëve 12 dhe 73 në vend te “Panairi i Shkupit-T”, si stacion të fundit do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit Pazar – Universiteti Shën Kirili dhe Metodi”, stacioni i linjës 57, ndërsa si stacion fillestar do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit pazar 5-QT Mavrovka”, stacion i linjës 2.
Ndryshe, për shkak të kësaj gare do të ketë edhe regjim të veçantë komunikacioni nesër dhe pasnesër në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 17:00 do të vendoset në një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” në Shkup.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...