Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj V.P (39), i cili dyshohet për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.
Si drejtor i Agjencisë për punësim, gjatë vitit 2016, V.P në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike, pa procedurë ligjore, një personit juridik i ka ofruar aktivitete pune, duke i mundësuar përfitim financiar prej 416.304 denarësh (rreth 7000 euro).
I njëjti person, në periudhën 2015-2016, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë për Punë dhe Politika Sociale, duke ia lënë në shfrytëzim katër automjete dhe një kartelë për derivate nafte të Agjencisë për punësim.
Gjithashtu, drejtori ka dhënë edhe kartela të të punësuarve tjerë, pa e ditur ata. Kështu, harxhimet e derivateve kanë shkuar në 427.817 denarë (rreth 7000 euro). /Telegrafi
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?