Google ADS

Shkup, hapet procedurë kundër një polici i cili kërkoi të marr ryshfet

18:40 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Njësia për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër një oficeri të policisë B.XH. për dyshimin se ka kryer vepër penale “marrje të ryshfetit”.

Polici B.XH. (24) e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka kërkuar ryshfet në shumë prej 6.000 denarë me qëllim që të mos i jepte dënim të dëmtuarit për shkeljen e rregullave në komunikacion.

B.XH. iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe është hapur procedurë për përgjegjësi disiplinore para komisionit kompetent./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme