Google ADS

Shkup, gjobiten 243 shoferë

10:06 | 25 Qershor 2021
S D

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 masa, prej të cilave 42 janë për tejkalim shpejtësie, 20 dënime për vozitje në gjendje të dehur, 27 kundërvajtje për motoçiklistët, 25 dënime për vozitje pa leje”, thonë nga policia.

Gjithashtu janë shqiptuar edhe 27 dënime për mosregjistrim të automjeteve, shtatë dënime për mospërdorim të rripit të sigurisë, 13 dënime për përdorim të telefonit, 10 dënime për errësim të xhamave, dy për kalim në të kuqe dhe 57 dënime për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.//Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme