Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 221 masa, prej të cilave 28 janë për vozita pa leje, 20 për mosregjistrim të automjeteve, 9 dënim për kalim në të kuqe, 17 për përdorin të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 10 për mospërdorimin e rripit të sigurisë”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar 45 masa për parkim jo të rregullut dhe 21 automjete janë ngritur me automjetin special ‘Karoteci’. 21 dënime janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...