Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se gjendja e shtatë pacientëve të prekur nga koronavirusi është e qëndrueshme, duke shtuar se “pacientja e parë e cila u diagnostikua me këtë virus, do të lëshohet për mjekim shtëpiak pasi testi i saj ka dalë negativ”.
“Në Klinikën Infektive në Shkup po testohen 12 persona për koronavirus” ka bërë të ditur Filipçe.
Ai njëherësh ka kujtuar qytetarët e vendit se do të gjobiten të gjithë ata që nuk do të respektojnë rekomandimet e qeverisë që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për të mbyllur të gjitha kopshtet, shkollat dhe fakultet, si dhe lirohet nga puna njëri nga prindërit e familjeve që kanë fëmijë nën moshën 10 vjeçare, ndërkohë që janë ndaluar ngjarjet masive, organizimi i udhëtimeve në shtetet me rrezik të lartë dhe të gjithë ata që vijnë nga shtetet me rrezik obligohen t’i nënshtrohen izolimit prej 14 ditësh.
Për shkak të situatës me koronavirusin, të enjten do të takohen liderët e partive politike për të diskutuar rreth gjendjes së krijuar pasi më 23 mars zyrtarisht fillon dhe fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara që të mbahen më 12 prill.
Ministri i Shëndetësisë, në këtë drejtim nuk ka precizuar se nëse do të mund të merret vendim në këtë takim për shtyrjen e zgjedhjeve.
“Sa i përket takimit të liderëve të partive, ne jemi të fokusuar në ballafaqim me koronavirusin, ka situata që nuk mund t`i parashikojmë”, tha ai.
Ndërkaq, Arben Ziberi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik, për “Radion Evropa e Lirë” ka theksuar se qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet dhe ruajnë qetësinë, sepse siç ka theksuar, nuk ka vend për panik.
Ziberi thotë se në këtë moment me shumë rëndësi është të luftohen dezinformatat dhe lajmet e rreme që nxisin frikë tek qytetarët.
‘Dua të bëj një apel se nuk ka vend për panik sepse të gjithë personat e prekur nga koronavirusi janë në gjendje stabile. Nuk duhet opinioni të bie pre e dezinformatave nga informacionet jo të verifikuara. Duhet ndjekur vetëm informacionet e verifikuara nga institucionet përkatëse duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, ka theksuar Ziberi.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arbër Ademi, ka theksuar se përderisa institucionet arsimore mbeten të mbyllura, të bëhet dezinfektimi i këtyre objekteve.
Sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët nuk duhet të shkojnë në vendet me rrezik të lartë në veçanti në shtetet si Kina, Koreja e Jugut, Italia dhe Irani, por njëherësh u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mënjanojnë edhe vendet me rrezik të mesëm, që kryesisht janë disa prej vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Australisë./REL/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...