Një 42-vjeçar nga Gjermania u gjet i vdekur në Shkup. Gruaja që e gjeti e paraqiti atë në polici, pas të cilës u kontrollua nga një mjek dhe u konstatua se nuk kishte gjurmë të dhunës fizike.
“Më 28.05.2020 në orën 16:42 në SPB Shkup, S.I. ka paraqitur se në një apartament në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup ajo gjeti të vdekur H.N. (42) nga Gjermania.
Nga mjeku u konstatua vdekja e tij pa gjurmë dhune.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet e SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...