“Në territorin e Shkupit janë 180 persona të pastrehë, sipas bazës së të dhënave të Kryqit të Kuq.
Në bazë ditore shërbimet e pikës për persona të pastrehë në Momin Potok i shfrytëzojnë 50 persona”.
Këtë e deklaroi sot sekretarja e Kryqit të Kuq – të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Konevska, me rastin e Ditës Botërore të të Pastrehëve.
“Një institucion i tillë i nevojitet qytetit për arsye se ky grup i personave të margjinalizuar, të cilët për shkaqe të ndryshme janë të pastrehë ndodhen në situatë të rrezikut të madh dhe të gjitha serviset sociale të cilat kjo pikë ua ofron dedikohen për përmirësimin e jetës së tyre”, tha Tuneva-Konevskak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë pikë dy herë në javë personat e pastrehë munden tërësisht të kujdesen për higjienën e tyre, të marrin veshje, ushqim të ngrohtë, këshillë nga mjeku, mbështetje psiko-sociale dhe ndihmë juridike.
“Ka vetëdije të madhe për mbështetjen e kësaj pike nga qytetarët, numri i personave, të cilët dhurojnë ushqim, veshje dhe barëra nga dita në ditë është gjithnjë e më i madh. Të premten rregullisht vijnë gra, të cilat dëshirojnë specialitetet e tyre të përgatitura në shtëpi t’i ndajnë me këta persona”, shtoi Tuneva-Konevska.
Ajo shtoi se është rritur edhe numri i shërbimeve patrulluese sociale, ndërsa ka edhe plotësim të shërbimeve mjekësore.
Dhjetë persona në tetë vitet e kaluara, aq sa punon pika janë punësuar dhe kujdesen për veten.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...