Dy raste të reja nga epidemia e fruthit u konfirmuan sot në një laboratori.
Bëhet fjalë për një 18-vjeçar nga komuna e Çairit dhe për një 4-vjeçar nga komuna e Aerodoromit të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar. Ato janë dërguar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.
Këtë sot e ka konfirmuar në konferencën për shtyp edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se me këto rastet e reja numri i të prekurve nga epidemia e fruthi ka arritur në 19.
Nga të sëmurit, 11 janë dërguar në Klinikën për sëmundje infektive, prej të cilëve katër janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
“Deri më tani janë vaksinuar 1.300 fëmijë”, tha Filipçe dhe u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët.
Lufta bëhet më e zymtë për Kievin
“Po xhelozon keq”, Driloni ia thotë troç Sarës
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE
Zhduket një gura në Ferizaj
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...