Google ADS

Shkup, dy persona kanë humbur jetën nga shembja e tokës duke hapur kanalizimin në Çair

13:20 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

Në Çair të Shkupit, dy punonjës kanë humbur jetë pasi që është shembur dheu përderisa ata kanë hapur kanalin e kanalizimit.

Ndërkaq një person me lëndime të rënda është nxjerrë nga gërmadhat e tokës me ndihmën e zjarrfikësve dhe është dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11 në banesat në lagjen afër poliklinikës në Çair, përballë shkollës fillore “Penko”. Ata kanë qenë vëllezër, punonjës të një kompanie private me pronar babain e tyre, njofton portalb.mk.

Dy të vëllezërit që humbën jetën ishin diku të moshës 25-30 vjeçare ndërsa babai i tyre i cili është dërguar në spital diku 55 vjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme