Policia dhe Prokuroria e Shkupit ende nuk kanë ngritur asnjë padi penale ndaj pjesëtarëve të tifo-grupit “Komiti”, për ofendimet në bazë të nacionale ndaj etnisë shqiptare në vend. Për autoritet përkatëse thirrjet “shqiptari i mirë, është shqiptar i vdekur”, nuk paraqesin urgjencë për zbardhjen e dy rasteve të fundit ku në sheshin e Shkupit dhe në lagjen Gjorçe Petrov, brohorisnin parulla kundër shqiptarëve.
Prokuroria Themelore e Shkupit, duke u sqaruar për rrjedhën e deritanishme të hetimeve, për gazetën KOHA, nga Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup, me 19 shtator ka pranuar njoftim me shkrim për ngjarjen e cila ka ndodhur para ndeshjes se futbollit mes Maqedonia Gjorçe Petrov dhe Vardar, ku një grup tifozësh para një marketi në Gjorçe Petrov, kishin takuar një kortezh dasmorësh dhe ndaj tyre kishin filluar me brohoritjen e parullave të cilët kanë shkaktuar urrejtje në bazë nacionale. Në bazë të këtij njoftimi, ata thonë se e kanë udhëzuar SPB-Shkup ta vazhdoj të vërtetoj identitetin e personave të cilët i kanë brohoritur këto parulla.
“Identifikimi po bëhet në bazë të sigurimit paraprak të video materialeve nga ngjarja. Ndërkohë po sigurohen edhe prova tjera. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, si në drejtim të identitetit të kryerësve të veprës penale, ashtu edhe në drejtim të provave për kryerjen e veprës penale e cila përndiqet në bazë të detyrës zyrtare SPB-Shkup deri te Prokuroria Themelore e Shkupit, do të parashtroj padi penale”, thonë nga Prokuroria e Shkupit. Hetime siç njoftojnë nga kjo prokurori po vazhdojnë edhe për ngjarjen e ndodhur në sheshin e Shkupit, duke theksuar në koordinimin mes tyre dhe SPB-Shkup janë dhënë udhëzime për vërtetimin e identitetit dhe sigurimin e dëshmive për veprën penale. Në pajtim me këto udhëzime, fillimisht pritet që Policia e Shkupit deri te Prokuroria e Shkupit të parashtroj njoftim me shkrim, ndërsa më pas edhe paditë penale.
Historiku i tifo-grupit “Komiti” dhe fyerjet e tyre ndaj shqiptareve datojnë prej themelimit të Maqedonisë së shtetit e këndej. Mirëpo, nuk mbahet mend se pjesëtar të këtij grupi ndonjëherë të ishin gjobitur apo dënuar për këso veprimesh. Nga ana tjetër të shumta janë rastet kur qytetar të etnisë shqiptare, për raste të ngjashme janë gjobitur me të holla apo dënuar me burg. Vite me parë disa të rinj shqiptar në Çarshinë e Shkupit, vetëm pse reaguan verbalisht deri te pronari i një lokali që kishte lëshuar muzikë të zëshme maqedone (këngën “Raspukalla Sharr Pllanina”) u dënuan për nxitje të urrejtjes dhe ndaj tyre u shqiptua dënime me nga 10 muaj burg, gjegjësisht dënime me kusht.
Ndryshe, sulmet ndaj qytetarëve të rëndomtë shqiptarë të shkaktuar nga ky tifo-grup janë të panumërt. Faktin se ky grup zakonisht për shënjestër e ka popullatën civile shqiptare, e dëshmojnë dhjetëra ngjarje në dy dekadat e fundit. Sulmet ndaj banorëve shqiptarë të Nerezit në vitin 2009, rrahja e nxënësve shqiptar në vitin 2013 pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, për ministër të Mbrojtjes, rrahja e qytetarëve të Hanit të Elezit, vitin e kaluar e shpjegojnë më së mirë arsyen e ekzistencës së tyre. Janë rrahur dhe sulmuar edhe shqiptarë të Kosovës, ndërsa deri më tani, Prokuroria nuk ka një vendim të prerë për dënimin me burg të huliganëve të Vardarit. Kjo prokurori, pos në të holla, apo ndonjë dënimi tek-tuk me kusht, deri më tash ka heshtur dhe vazhdon të heshtë ndaj racizmit dhe fyerjeve ndaj shqiptarëve. (koha.mk)
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...