Google ADS

Shkup, arrestohet një 22 vjeçar i akuzuar për dy grabitje

21:18 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Një djalë 22 vjeç u arrestua sot për shkak të kryerjes së veprës penale “vjedhje” në Qendër të Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Policia nga njësia e SPB-së Qendër, pasi kishin njohuri paraprake për disa krime të kryera në zonën e Qendrës, sot (26 shtator) arrestuan S.F. (22) nga fshati Haraçinë, Shkup.

Ai dhe një person tjetër, në periudhën nga marsi deri në gusht të këtij viti, kryen katër krime: dy grabitje, një përpjekje për grabitje dhe një vjedhje e rëndë”, shtojnë nga Ministria e Brendshme.

Të ngjashme