Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler paralajmëroi se Uashingtoni mund të përcaktojë të tjerë persona dhe organizata për korrupsion, por pa dhënë më shumë detaje.
Komentet e saj pasuan përcaktimin të mërkurën për korrupsion nga Departamenti amerikan i Thesarit të biznesmenit maqedonas Jordan (Orce) Kamçev.
Biznesmeni Kamçev ka qenë themelues i një spitali të njohur në Shkup (Sistina), të cilin prej pak vitesh nuk e menaxhon më sikurse edhe një sërë kompanish të ngritura nga ai vetë. Megjithatë, ai zotëron aksione në të paktën një bankë në Shkup dhe ka ndikim në shumë biznese të tjera. Jordan (Orce) Kamçev doli nga burgu para disa muajsh ndërsa akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash dhe për aktivitete biznesi “off shore”.
“Zoti Kamcev abuzoi me pozitën e tij, duke u angazhuar në aktivitete korruptive dhe duke ndjekur një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thuhej në njoftimin e departamentit amerikan të Thesarit. “Departamenti mbetet i përkushtuar për të vendosur para përgjegjësisë ata që kryejnë akte korruptive”, thuhej më tej.
Departamenti i Thesarit njoftoi gjithashtu se kishte bllokuar të gjitha pronat e biznesmenit që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo nën kontrollin e shtetasve amerikanë, të lidhur me të.
Ambasadorja amerikane në Shkup tha se pret me interes të shohë nëse institucionet maqedonase do të ndërmarrin hapat e duhura sa i takon luftës kundër korrupsionit. Sipas saj personat përgjegjës duhet të japin llogari para drejtësisë duke shtuar se provat lidhur me veprimtarinë e personave të përcaktuar, janë mbledhur në Maqedoninë e Veriut.
“Qytetarët meritojnë institucione të cilave mund t’u besohet”, tha zonja Aggeler, duke bërë thirrje për transparencë e luftë pa kompromis në mbështetje të vlerave demokratike.
Departament amerikan i Shtetit shpalli pak kohë më parë ‘non grata’ Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.
Një vendim i tillë nënkupton se Ramiz Merkos dhe familjes së tij, nuk do t’i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara./voa
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...