Këtë fundjavë në Bashkinë e Shkupit kanë ndodhur 15 aksidente komunikacioni. Në një rast ka një të lënduar rëndë dhe pesë të tjerë më lehtë, ndërkaq në aksidentet tjera janë lënduar edhe 16 persona tjerë.
Policia ka kryer ekspertizat e duhura në këto aksidente. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në komunikacion policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese në 107 raste për shkak të shpejtësisë së madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në 14 raste shoferët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 9 të tjerë kanë kaluar në të kuqe në semafor, 48 raste nuk kanë pasur patentë shoferi. Janë sanksionuar 14 kalimtarë të cilët nuk e kanë respektuar sinjalin e kalimit në semafor, ndërkaq janë hasur edhe 76 parkime të parregullta.
Me ndihmën e karrotrecit janë mënjanuar 92 automjete.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë