Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 12 aksidentet që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Shkupit.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 13 vozitës para se të marrin lejen e vozitjes, 13 me afat të skaduar të lejes së vozitjes dhe 18 automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.
Janë dënuar edhe 70 vozitës për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë ngritur 52 automjete.
Janë gjobitur edhe tre këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, dy këmbësorë të cilët kanë kaluar në tv kuqe, shtatë vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, shtatë vozitës që s’kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre motoçiklistë për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, pesë vozitës për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 18 vozitës për përdorimin e telefonit celular./Telegrafi/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...